E’ nata Adela Translations

…la mia pagina professionale sul servizio delle Traduzioni.

safety (1)

 

http://adelatranslations.com/

Sono orgogliosa di condividere con voi questo nuovo passo importante per me. Uno dei tanti che spero mi porteranno lontano per poter crescere sempre di più come professionista.

Grazie a tutti per seguirmi ed incoraggiarmi a dare sempre il meglio!

Che altro dirvi…

Se state cercando un traduttore affidabile, adesso sapete dove trovarlo!

Nëse po kërkoni një përkthyes të besueshëm, tashmë dini ku mund ta gjeni!

If you are looking for a reliable translator, now you know where to find one!

¡Si estáis buscando un traductor fiable, ahora sabéis dónde encontrarlo!

Interviste e shkrimtares dhe filozofes franceze Élisabeth Badinter mbi identitetin e gruas – Përkthim ES>AL marrë nga El País

Élisabeth Badinter: “Gruaja nuk do të ndreqë gabimin që ka bërë njeriu”

  • Filozofja paralajmëron se kriza ka theksuar dëshirën e grave të rikthehen në shtëpi dhe deklaron: “Sot për shumë gra të kesh një fëmijë është njësoj si të krijosh një kryevepër”
Libri i fundit i Elisabeth Badinter. ©Foto Patrick Kovarik
Libri i fundit i Elisabeth Badinter. ©Foto Patrick Kovarik

Élisabeth Badinter (Boulogne-Billancourt, 1944), prej katër dekadash firmos libra mbi dashurinë mëmësore, diferencat seksuale dhe identitetin mashkullor. Mbrojtëse e një feminizmi që synon tek barazia e plotë, beteja e saj e fundit e përballë me mbështetësit e gjidhënies, të cilët i konsideron përgjegjës të “konfliktit të thellë ideoligjik” që po i kthen gratë drejt shtëpisë. Specialiste e shquar e lëvizjes Shekulli i Dritave, Badinter gjithashtu prej dy dekadash vazhdon të kundërshtoje vellon integrale dhe të mbrojë me vendosmëri modelin laik francez. Filozofja, që këto ditë po përfundon vëllimin mbi mbretërimin e Maria Terezës së Austrisë, përballet me shqetësimet e saj nga shtëpia në Paris ku jeton me bashkëshortin – Robert Badinter, ministrin e periudhës së Mitterrand, i cili hoqi dënimin me vdekje -, pranë Kopshteve të Luksemburgut. Në dhomën e ngrënies, elegante e të thjeshtë, bien në sy dy elementë: busti i të shquarit Condorcet dhe një koleksion lodrash pellushi të filmit të fundit të Pixar. “Një dhuratë për katër nipërit e mij”, shpjegon ajo.

Pyetja. Në librin tuaj të fundit, Gruaja dhe nëna, denonconit “një revolucion të heshtur për të rivendosur mëmësinë në qendër të fatit femërorë”. Pesë vjet më vonë, si paraqitet situata?

Përgjigjia. Nuk ka pasur ndonjë përmirësim, por as edhe ndonjë përkeqësim. Ka ndikuar ndjeshëm konteksti ekonomik. Kur një grua dëshiron të lërë punën dhe t’i dedikohet plotësisht mëmësisë, mendohet mirë. Divorcet po bëhen gjithmonë e më frekuente dhe shumë gra i druhen faktit që të mbeten të vetmuara me të ardhura të vogla jetese. Kur kanë një punë sadopak interesante dhe të paguar mirë, preferojnë ta mbajnë se sa të qëndrojnë në shtëpi, edhe kur preferojnë këtë të fundit.

Pyetja. Sipas kësaj që pohoni do të thotë se kriza ka ndikuar, paradoksalisht, në favor të emancipimit?

Përgjigjia. Jo absolutisht, kriza ka qenë një faktor regresiv. Ka krijuar një ndenjë mosbesimi karshi tregut të punës dhe ka theksuar dëshirën për tu kthyer në shtëpi. Përballë pasigurisë që mbizotëron dhe pabarazisë së pagës, shumë gra preferojnë të strehohen tek familja dhe tek të vegjëlit e tyre. Në mungesë të një vendi të mirë pune, shumë gra përqëndrohen tek shtatëzania. Përse të rropatesh duke punuar për një rrogë minimale kur egziston një alternativë më pozitive? Karshi një tregu pune që i shfrytëzon, prospektiva për të rritur një fëmijë të lumtur dhe të zgjuar paraqitet më entuziasmuese. Sot, për shumë gra, të kesh një fëmijë është njësoj si të krijosh një kryevepër.

Pyetja. Në një farë mënyre doni të thoni, që mëmësia është kthyer në një formë ndërmarrjeje krijuese, si rezultat i zhgënjimit të shkaktuar nga tregu i punës.

Përgjigjia. Pa dyshim. Problemi qëndron në faktin që ky fenomen shoqërohet nga imponimi i qëndrimeve natyraliste. Për të qenë një nënë e mirë sot, një grua duhet ta ushqejë me gji foshnjën e saj natë e ditë dhe ta mbaj në shtrat deri sa të mbushë vitin. I kërkohet nënës që ta zgjasë kontaktin me të voglin e saj sa më shumë të jetë e mundur.

Pyetja. Prej vitesh denonconi imponimin e gjidhënies, ashtu si edhe refuzimin e pilulës, të anestezise epidurale apo të qumështit pluhur. Nga se shkaktohen keto fenomene?

Përgjigjia. Nga tendenca për tu kthyer në natyrë e propozuar nga lëvizja ambientaliste, që merr frymezim nga Rousseau. Kur dikush lexon librin e tij Emili, perballet me të gjitha dhe secilen nga idetë që sot shoqëria na i imponon si te ishin modernizimi absolut. Nëna natyraliste synon të thyej skemat e kapitalizmit konsumist, duke e konsideruar të shenjtë afrimin me natyrën. Sot vërehet sjellja e një nënë shimpanze dhe propozohet sikur të jetë ky modeli për tu ndjekur. Më duket absurde të konsiderosh natyrën si një model të perjetshëm dhe të pasuperueshëm. Është e pamohueshme që veprimet e njeriut e kanë dëmtuar natyrën, por jo çdo gjë që ka çuar në civilizim ka qenë e dëmshme.

Pyetja. Mendoni se gjendemi perballe nje levizjeje reaksionare te ngjashme me ate te viteve ’50, kur e ashtuquajtura Aleanca e Qumeshtit, organizata amerikane e themeluar nga disa nena katolike, promovoi me sukses gjidhenien ne fazën kyçe te lindjes së lëvizjes feministe?

Pergjigjia. Egziston nje dallim i rendesishme: ato qe ankohen sot nga kjo levizje nuk jane gra tradicionaliste, perkundrazi plotesisht feministe. Gjendemi perballe nje triunfi te padiskutueshem te feminizmit diferencial, krejt ndryshe nga ai universal, te cilin e mbroj  dhe qe u misherua nga Simone de Beauvoir. Feminizmi i ri, ne vend qe te na nxise qe te jetojme njelloj si burrat, preferon te nenvizoje pekuliaritetin tone. Ne veçanti shtatezanine, por edhe pacifizmin, afrimitetin me natyren apo vemendjen per te tjeret. Ky model filozofik-feminist, qe shperthue ne vitet ’80 perfshiu nje publik te konsiderueshem ndermjet grave te klasave te privilegjuara.

 

[Artikulli vazhdon…..]

 

Artikulli origjinal: 

http://internacional.elpais.com/internacional/2015/08/05/actualidad/1438790334_204242.html