Quando si lotta per Amore…
Tradurre una canzone è come affrontare una sfida, perché oltre a dare vita in un altra lingua al suo testo, bisogna mantenere il suo ritmo e la sua musicalità. Essere in grado di emozionare chi legge quasi allo stesso modo del testo originale. Io ce la metto tutta, sperando di risultare all’altezza per potervi regalare parole piene di poesia.
∗ ∼ ∗ ∼ ∗
Të përkthesh një këngë është në një farë mënyre një sfidë, pasi perveçse perpiqesh te krijosh nje tekst te ri ne nje gjuhe tjeter, duhet te tregosh kujdes te ruash ritmin dhe muzikalitetin e saj. Duhet te jesh ne gjendje te emocjonosh lexuesin thuajse ne te njeten mase te tekstit origjinal. Do te perpiqem te bej me te miren, duke shpresuar te jem ne lartesine e duhur per t’iu dhuruar fjale te mbushura plot poezi.
LUFTËTAR
Ngre lart shpatën
drejt qiellit
betohem do të bëhem shkëmb ndaj zjarrit dhe ngricës,
i vetëm në majë do të përballem me grabitqarët
do të jenë shumë dhe nëpër detra do të lënë gjurmë,
përtej ketyre mureve do të gjej gëzim o ndoshta fundin tim, gjithsesi do të triunfoj
dhe kurrë nuk do të luftoj për ndonjë shpërblim, luftoj për dashuri, për këtë do luftoj.
Unë jam luftëtarë që natën të ruan, nga ankthet e trishtimi të mbron
do të të mbaj larg gënjeshtrave e shpifjeve dhe do të perqafoj për të të dhënë forcë gjithmonë
do të të fal siguri ndaj çdo frike për të parë botën mbi ato lartësira,
mos kij frike nga asgjë, unë do të jem përkrah teje
me mantelin tim do të t’i fshij lotët.
Dhe e imja dashuri e madhe, dashuri që më beson
do të fitojmë ndaj të gjithëve e s’do të rrëzohemi
dhe do të qëndroj pranë teje gjer kur të ma lejosh
do të të mbroj nga çdo gjë që frikën të mos e njohësh
dhe e imja dashuri e madhe, dashuri që më beson
do të fitojmë ndaj të gjithëve dhe s’do të rrëzohemi
dhe do të qëndroj pranë teje gjer kur të ma lejosh
do të të mbroj nga çdo gjë që frikën të mos e njohësh
Mos ju tremb dragoit zjarrin e tij do ta ndal, asgjë s’mund të të godasë pas kësaj mburoje
do të luftoj me forcë kundër çdo të keqeje dhe kur të bie mos u dëshpëro
për ty do të ngrihem sërisht.
Jam një luftëtar dhe do t’i gjej forcat
përgjatë rrugës tënde do të të jem në krah
teksa do të të mbroj ndaj të gjitha stuhive dhe dorën do të ta mbaj për të të ngrohur gjithmonë
do ta përshkojme bashkë këtë mbretëri,
fundin e dimrit do ta pres me ty,
nga mëngjesi në mbrëmje
nga lindja në perëndim
do të jem me ty do të jem luftëtari yt.
Dhe e imja dashuri e madhe, dashuri që më beson
do të fitojmë ndaj të gjithëve dhe nuk do të rrëzohemi
do të jem përkrah teje gjer kur të ma lejosh
do të të mbroj nga çdo gjë që frikën të mos e njohësh
dhe e imja dashuri e madhe, dashuri që më beson
do të fitojmë ndaj të gjithëve dhe nuk do të rrëzohemi
do të jem përkrah teje gjer kur të ma lejosh
do të të mbroj nga çdo gjë që frikën të mos e njohësh.
Do të jetë ndezur një dritë plot shpresa
dhe do të përqafoj për të dhënë forcë gjithmonë.
Të betohem se do të jem shkëmb ndaj zjarrit dhe ngricës
kujdesem për ty, do të jem luftëtari yt..
* Il video della canzone su questo link: http://youtu.be/fK8LrzzC4-8