“Më quajnë Jordi Sierra i Fabra dhe jam shkrimtar. Kam filluar të shkruaj që në moshën 8 vjeçare dhe nuk do të pushoj së shkruari. Jam belbëzues. Nuk dallohet? Nuk është një shaka. Nuk flisja dot. Deri në moshën tetë, nëntë apo pesëmbëdhjetë vjeçare nuk arrija të flisja. Vazhdoj të jem belbëzues. Gjëja pozitive është se unë e superova këtë pengesë, u bëra drejtues radiofonik. Por le ta themi këtu mes miqsh, herë pas here belbëzoj akoma. Gjatë fëmijërisë më është dashur të përballem me probleme më të mëdhaja. Ishim të varfër, televizor në shtëpi nuk kishim, të luaja në rrugë më ishte ndaluar, mund të më shtypte makina. Rrija gjithmonë vetëm në shtëpi, duke lexuar. Jam fëmijë i vetëm, për më tepër. Leximi me shpetoi jeten. Konsumoja libra pa reshtur. Vura re qe ne studim isha i paafte, por cdo gje qe lexoja me mbetej brenda. E perthithja, e perthithja. Ne lagjen time nuk kishte nje biblioteke, dhe as ne shkolle. Keshtu shkoja cdo dite tek fqinjet e mij, te cilet me jepnin buke te thate dhe gazeta te vjetra per t’i shitur. Endesha duke shitur vjetersira, cdo mbremje me jepnin dy ‘reales’ per buken e thate dhe gazetat e shitura. Ne lagjen time kishte nje librari te dores se dyte. Per mua ai vend ishte parajsa. Kur hyja aty doja t’i lexoja qe te gjithe librat, te gjithe. Kur shkruaja nuk belbezoja. Kjo gje ishte fantastike per nje femije tete vjec belbezues. Isha nga ata belbezues qe nuk flisnin dot, bllokohesha, me ndalte frymemarrja perpara veshtiresise per tu shprehur. Keshtu te shkruarit me shpetoi.
Babai me ndaloi te shkruaja. Une i thoja: “Edhe pse eshte pak, do te fitoj dicka me kete pune, apo jo?” Doja te behesha shkrimtar, jo i pasur dhe i famshem, qe eshte gje tjeter. Vlera e artit qendron ne emocionet qe te dhuron teksa i dedikohesh, dhe jo ne ate per cfare te paguajne. Nuk i ve faj babait tim. Donte me te miren per mua. Shkolla ka qene trauma ime e madhe dhe ajo qe me beri ta konsideroj seriozisht aktivitetin e te shkruarit. Ju tregoj nje episod. Mesuesja e matematikes here pas here thoshte ne klase: “Hajde te qeshim pak. Sierra, ne tabele!”
“Qeshim pak!” Isha lolo i klases. Imagjinoni si ishte shkolla ime… Me kujtohet nje dite kur mesuesja me pyeti: “Sa bejne dy plus dy?” Perse kete veprim do te thoni ju. Sepse per nje belbezues fjalet qe fillojne me C, P ose T jane te pashqiptueshme. Dy plus dy ben kater (ne spanjisht ‘cuatro’). Ate dite ne klase thashe: “Kua-kua-kua”. Dhe mesuesja e matematikes: “Duket si rose, vertete?” Kujdes! Ishte nje femije. Ne oren e gjuhes spanjolle, mesuesja tha ne klase: “Sot, hartim. Tema eshte e lire”. Shkruajta historine e nje marsiani te gjelber, me floke, i cili erdhi nga Marsi ne Toke dhe humbi. Ne moshen dymbedhjete vjec shkruajta historine e filmit E.T. – Jashtetokesoret. Steven Spielberg ma kopjoi mua, ai “dinaku”! Mesuesja me vuri zero. Me nje zero babai do me rrihte. I thashe: “Pse zero, mesuese?” Ne ortografi, asnje gabim, lexoja cdo dite. Jo tre faqe, por gjashte kisha mbushur. Qe atehere kam qene i vecante… Isha i papermbajtshem. Fjalori ishte i pasur. Lexoja ne shtepi fjalorin per te kerkuar fjale te reja. Me thoni nese nuk isha nje femije i cuditshem. Ishte nje zero e padrejte. Keshtu, i thashe: “Mesuese dua te behem shkrimtar.” Me veshtroi dhe me tha para klases: “Ti shkrimtar, Sierra?” – “Degjo djale, do besh mire te fillosh te kerkosh nje pune qe tani sepse je i padobishem dhe keshtu do mbetesh gjithe jeten.” – “Mos enderro”. Kjo eshte gjeja me e keqe qe mund t’i thuash nje femije dymbedhjet vjec. Babai me ndalonte te shkruaja dhe per shkollen isha nje qenie inferiore. Kujdes! Ne shkolle, per me teper, me keqtrajtonin si belbezues qe isha. Dua t’ju them se ai qe godet eshte nje frikacak qe ka aq shume frike nga jeta sa qe perdor dhunen per te keqtrajtuar te tjeret. Kam marre shume goditje dhe i kam perballuar. Me kane bere me te forte. Nuk kane arritur te me mundin.
Ate dite, duke qare ne shtepi, zbulova se ishte dikush qe besonte tek une. E dini kush? Une. Me mjaftonte. Do t’ju them dicka, po ngrihem ne kembe: Babai juaj eshte babai juaj. Nena juaj ju ka lindur. Ne rregull. Mesuesit, qe nuk jane te marre, dine pak a shume kush jeni dhe kush eshte numri juaj i kepuceve. Dakort? Por kujdes, gjene me te rendesishme e dini vetem ju. E kush eshte gjeja me e rendesishme? Ajo qe secili prej jush ka brenda vetes, brenda mendjes dhe brenda zemres. Kjo eshte jeta jua, jane enderrat tuaja. Nese je i sigurte per dicka, beje! Nese beson ne dicka, ndiqe. Mos u ndikoni nga te tjeret. Jeta eshte vetem nje, dhe eshte e shkurter, kalon rrufeshem. Beni ate qe ju pelqen. Jam i lodhur duke degjuar prinderit tu thone femijeve te tyre: “Djali im, zgjidh nje shkolle qe te kete dalje (ne jete)”. Sikur ju te ishit nje autostrade! Zgjidhni rruge te parrahura, shkoni nga te doni, jini te lumtur. Paraja do te vij me vone.
Jetojme ne nje bote materialiste, egoiste, ne te cilen deri me sot nuk ekziston asnje pune ne gjendje qe te na siguroje jeten per te pakten njezet vjet. Cfare mund t’ju siguroje jeten? Te keni nje mendje te hapur, nje zemer te hapur, dhe nje stomak te hekurt. Thitheni jeten ne te gjitha poret tuaja.