Traduzione IT > AL Articolo sulla tecnologia-mobile preso da Corriere della Sera

Sony, 2 smartphone (rezistentë ndaj ujit) të linjës Z3 dhe një smartwatch i ri

Smartphone-ët Xperia Z3 dhe i “përqëndruari” Z3 Compact: në treg këtë vjeshtë, në dy dimensione dhe me fotokamera prej 20 megapixel. Do të prezantohet edhe një tablet, një orë dhe një “smartband” (byzylyk për aktivitet sportiv)

01_Xperia_Z3_family_smartwear

BERLIN – Samsung thërret e Sony përgjigjet: në Berlin dy Kompanitë janë alternuar në reklamat tradicionale që paraprijnë hapjen e portave të Ifa-s, panairi i parë i stinës  dedikuar të rejava më të fundit teknologjike. Smartphone-ve, orëve dhe kaskave virtuale të koreanëve, grupi japonez i pergjigjet me Xperia Z3, përfaqësues i denjë i linjës së smartphone-ve, i cili mbërrin në treg vetëm gjashtë muaj pas prezantimit të versionit të mëparshëm së cilit i bashkangjitet versioni Compact; Smartwatch-in e gjeneratës së tretë me Android Wear; dhe tablet Xperia Z3 Tablet Compact.

DY DIMENSIONE REZISTENTE NDAJ UJIT – Ashtu siç pritet nga Apple pas më pak se një jave, Sony u ofron klientëve të saj mundësinë për të zgjedhur diagonalen e preferuar: modeli Z3 është i disponueshëm me përmasa ekrani prej 5,2 inch apo 4,6 inch. Peshën e këtyre risive e ndjen natyrisht etiketa: 699 euro për modelin me dimensione më të mëdha dhe 499 për atë më të voglin. I disponueshëm nga vjeshta, Z3 është rezistent ndaj ujit, i pajisur me një mikroproçesor Qalcomm Snapdragon quad core prej 2.5 GHZ, ka një memorie prej 32 GB që mund të shtohen dhe një bateri nga 3100 mAh në gjendje, deklaron Sony, të rezistojë për dy ditë. Pak më i hollë dhe më i lehtë se modeli Z2, është i pajisur edhe me një fotokamera te fuqishme në anën e pasme prej 20,7 megapixel në gjendje të regjistroje video në 4K dhe të realizojë foto me ngjyra tejet të qarta edhe në kushte jo të mira ndriçimi. Për ta bërë akoma më joshës krijimin e tyre të ri Andoid Sony shfrytëzon eksperiencën dhe befason: që të dy modelet Z3 dhe Z3 Compact mund të bëhen ekrane shtesë të lojës Playstation 4. Kështu një ndeshje e nisur para ekranit të televizorit mund të vazhdohet në cilindo ambjent tjetër të shtëpisë duke u mbështetur në një linjë wireless apo në një pershtatës të posaçëm.

TABLET I RI – Xperia X3 Tablet Compact përmban të njëtat karakteristika, PS4 Remote Play është emri komercial. Ashtu si smartphone-ët del në treg në vjeshtë, I hollë, 6,4 milimetra, dhe i lehtë, vetëm 270 gram, ka nje ekran Full Hd prej 8 inch. Bateria me një kapacitet prej 4500 mAh premton 13 orë rezistencë. Mbërrin në vjeshtë dhe do të kushtojë 399 euro në versionin vetëm wi-fi e 499 në versionin Lte.

 TEKNOLOGJI QË VISHET – Sfida më e rëndësishme në këtë moment mbetet ajo e teknologjive që vishen. Ashtu si Samsung, edhe Sony është veterane e dispozitivëve të dorës që edhe kësaj radhe nuk kursehet. Mbi pjatë serviren Smartwach 3 dhe Smartband Talk, që të dy të realizuar për të regjistruar të gjithë aktivitetin e ditës së përdoruesit dhe për ta ruajtur në aplikacionin Lifelong. Rezistentë ndaj ujit dhe pluhurit si të gjithë dispozitivët e tjerë të prezantuar nga Kompania japoneze, synon të tregojë një histori që nuk mjaftohet thjesht me monitorimin e performancës fizike. Prej te dyve, dispozitivi më afër kërkesave të personave që merren me sport është Smartband, që ofron me ekranin e lakuar prej 1,4 inch me teknologji e-paper, e njëjta që përdoret edhe për lexuesit e ebook, të veçantën e tij. Ndërsa Smartwach-i nuk është në gjendje të telefonojë pa një smartphone si Gear S të Samsung, por nis të bëhet pak  më i pavarur me një memorie prej 4 GB e lidhje Bluetooth për të degjuar muzikë pa qenë nevoja të kesh gjithmonë me vete celularin. Edhe për këto të reja do të flitet, me portofolin në dorë, në vjeshtë.

* Fonte articolo originale:   http://www.corriere.it/tecnologia/mobile/14_settembre_03/sony-pronto-l-xperia-z3-water-proof-batteria-48-ore-cc572672-339d-11e4-9d48-ef4163c6635c.shtml , di Martina Pennisi