Të jetosh në: Qytetet më mikpritëse të botës
Një buzëqeshje e ngrohtë në rrugë, një përshëndetje e përzemërt në një park publik apo tingulli familjar i emrit tënd në kafenenë e lagjes – të gjitha këto të bëjnë të ndihesh si në shtëpi edhe në një metropoli të gjallëruar. Në listën e 10 qyteteve më mikpritëse – sipas renditjes së publikuar nga Conde Nast Traveler mbi bazë të sondazhit të përvitshëm të Preferencave të Lexuesve – këto gjeste rezultojnë të natyrshme, me vendas të gatshëm për të mikpritur vizitorët e largët ashtu si edhe ata fqinjë.
Vendndodhja, bindjet politike dhe sipërfaqja ishin disa nga faktorët që ndikuan përgjigjet e lexuesve – por meqënëse vleresimi mbi mikpritjen e një vendi në të vërtetë mund ndryshojë, ne kemi shkuar në thelb dhe kemi biseduar me banuesit e pesë prej 10 qyteteve të zgjedhura, për të zbuluar se çdo të thotë të jetosh atje. Qofshin zona rurale apo urbane, të mëdha apo të vogla, keto destinacione kanë një gjë të përbashkët: njerëzit që jetojnë atje kultivojnë një ndjenjë lumturie, mikpritje dhe gatishmërie që përfshin të gjithë komunitetin.
Dublin, Irlandë
Si çdo turist që i është bashkangjitur një kori irlandez e di mirë që në Dublin jetojnë njerëzit më të sjellshëm të planetit. “Mendoj se një pjesë e madhe e mikpritjes sonë rrjedh nga fakti qe nuk vuajmë nga kompleksi i inferioritetit,” pohoi Martina Skelly, banuese e kryeqytetit iralndez. “Ne vazhdimisht duam të sigurohemi që vizitorët ndihen mirë me ne dhe që po e kalojnë mirë.” Njëri prej kryeqyteteve europiane më të vegjël, Dublini gëzon favor gjithashtu nga shkalla e ulët e krimeve dhe nga një ndjenjë sigurie e përhapur, kështu rezidentët janë më të gatshëm tu ofrohen në ndihmë të huajve. Megjithatë, vendasit flasin me ton të ulët në publik dhe e kanë të lehtë të dallojnë të huajt të cilët flasin me zë të lartë në trena, autobuzë apo kafene; në këtë mënyrë është normale që të jenë të sjellshëm me të edukuarit, dhe të ftohtë ndaj të pasjellshmëve.
Ndersa banuesit mikprites te Dublinit mund t’i gjeni kudo ne qytet, ata te cileve ju pelqen jeta e nates shpesh jetojne ne qender; familjet ne kerkim te shkollave te mira priren te jetojne ne periferi. Panvaresisht nga pozicioni, pjesa me e madhe jeton ne shtepi te uleta, jo pallate shumekateshe. “Dublini eshte nje qytet i ndertesave te uleta dhe me shtrirje te gjere,” tha Skelly. “Qyteti u rrit ne gjeresi me teper se ne lartesi, keshtu pallatet jane me pak te zakonshme se sa ne fqinjet tane europiane.”
Siem Reap, Kamboxhia
Fale motit te bute gjate te gjithe vitit, siperfaqes relativisht te vogel dhe banuesve paqesore te besimit Budist, Siem Reap ofron nje ambjent miqesore dhe mikprites. “Ndihet fryma e rilindjes,” tregon John McDermott, nje fotograf i cili u transferua ne Siem Reap nga Shtete e Bashkuara ne 2004. “Kamboxhianet kane lene pas koherat e erreta te luftes dhe kaosit. Tashme mbizoteron paqja dhe fitimet po vijne, e cdo gje ketu eshte interesante dhe e re.” Komuniteti eshte relativisht i qete dhe i rezervuar, nuk eshte nje qytet per imigrante te apasionuar pas jetes se nates. Por per ata qe kerkojne t’i shmangen zhurmes dhe ndotjes pa sakrifikuar energjine krijuese qe shpesh gjendet ne qendrat urbane, Siem Reap mund te jete jete nje alternative konkrete.
McDermott jeton ne nje zone te qete te qytetit te quajtur Wat Damnak. “Megjithese ndodhemi shume prane qendres, lopet kullosin ne ane te rruges,” tha ai. “Te duket sikur jeton ne nje zone rurale ne krahasim me Bangkokun apo Singaporin.” Por jo te gjitha zonat ne Siem Reap jane te heshtura. Christian de Boer, nje imigrant hollandez qe u zhvendos ne Siem Reap gjashte vjet me pare, sugjeron lagjen Wat Bo si nje zone plot gjalleri fale nje larmie te panumert retorantesh modern, kafenesh dhe baresh.
Auckland, Zelanda e Re
Qyteti me i madh i Zelandes se Re eshte edhe me mikpritesi i vendit, ndoshta sepse shume prej rezidenteve te tij jane imigrante. “Njerezit kane ardhur nga vende te ndryshme te botes dhe e dine mire çdo te thote te transferohesh, per kete arsye qyteti eshte mikprites per turistet dhe rezidentet e rinj, ” tha Elle Armon-Jones, e cila u zhvendos nga Anglia ne 2003.
Brad Kirner, nje vendas i Zelandes se Re nga Golden Bay ne Ishullin e Jugut, i atribuoje Auckland nje sere aktivitetesh ne natyre. “Qyteti eshte i rrethuar nga nje peisazh mahnites dhe ofron shume aktivitete per te bere,” tha ai. “Kjo gje ka bere qe njerezit te jene pak me te lumtur dhe si rezultat edhe me miqesore.”
Qe te dy, Armon-Jones dhe Kirner pohuan se Auckland ka nje reputacion per konfuzion te madh ne krahasim me pjesen tjeter te Zelandes se Re, por mund te konsiderohet akoma i qete ne krahasim me Londren apo Sidnein.
Ne lidhje me lagjet, Auckland ka nje game te gjere zgjedhjesh. Bregu i veriut ne Oqeanin Paqesore eshte i rrethuar nga parqe dhe frekuentohet nga familjet. Alpinistet mund te zgjedhin te jetojne ne pjesen perendimore te Auckland, ku eshte e lehte te ngjitesh ne piste dhe te shikosh nje numer te madh kafshesh te egra. Ata qe jane ne kerkim te nje eksperience urbane duhet te konsiderojne Grey Lynn, Ponsoby, Parnell ose Mt Eden, ku baret, dyqanet dhe restorantet i japin ketyre zonave nje atmosfere moderne. Kirner gjithashtu keshillon Kingsland, pak kilometra autostrade nga Grey Lynn. “Eshte nje nga lokalitet e vogla me te gjalleruar, ku mund te gjeni argetime te ndryshme per jeten e nates dhe çmime te arsyeshme,” tha ai.
Charleston, Shtetet e Bashkuara
Me oqeane, moçale dhe lumenj ne çdo ane, ky qytet i Karolines se Jugut ofron nje ambjent te qete per aktivitete ne natyre, gje qe ndihmon rezidentet te ruajne nje humor te mire. “Ne disa qytete vrazhdesia eshte ngjitese,” tha Michael Shemtov, me origjine nga Izraeli, qe ka jetuar me periudha te alternuara ne qytet qe prej 2006. “Duhet te luftosh per çdo gje, askush nuk buzeqesh, dhe kjo gje te kushtezon edhe ty. Ne Charleston ndodh e kunderta. Edhe kur shkon tek zyra e Motorizimit, te buzeqeshin.”
Si shume qytetet jugore te Shteteve te Bashkuara, ne Charleston jeta rrjedh ngadale. Njerezit ulen ne nje bar pa u ngutur, bisedojne me fqinjet dhe dalin per te ngrene darke jashte. Shume njerez nga qytetet me te medha te Amerikes po transferohen ne Charleston, tha Shemtov, duke e transformuar qytetin ne nje qender krijuese me nje mbeshtetje te forte ndaj arteve.
Te ardhurit e rinj shpesh blejne shtepi ne zonen e shtrenjte dhe eskluzive te “South of Broad”, e njohur per pallatet para luftes. “Shume njerez do te shesin nje shtepi ne qytetet e medha dhe do te zbulojne qe mund te blejne nje pronesi akoma me te madhe ne Charleston,” tha Shemtov. Njerezit ne kerkim te nje lagjeje prane qendres se qytetit me dyqane dhe restorante mund te marrin ne konsiderate Elliotborough. Ata ne kerkim te nje kopshti te gjelber apo per me teper hapesira ne natyre duhet te spostohen drejt Hampton Park ose Wagener Terrace.
Viktoria, Kanada
Nje destinacion turistik i njohur me nje port me aktivitet te madh anijesh, kryeqyteti i British Columbia eshte i famshem per sherbimin e shkelqyer ndaj klienteve dhe per vendasit mikprites. “Madje edhe postjeret jane shume miqesore dhe shpeshhere thone ‘mirmengjes’,” tregoi L Farrah Furtado, shkrimtar, mesues yoga dhe banues i Viktorias. “Ketu mund te provosh njeheresh ndjesine e nje qyteze te vogel ashtu si edhe te nje qyteti te madh.”
Qyteti eshte gjithashtu edhe antik – Britaniket u sistemuan ketu per here te pare ne 1843, dhe rrenjet angleze vazhdojne te ndihen akoma. “Nga pubet angleze tek shtepite e silit Tudor dhe aperitivet tek Hoteli Empress, kulura angleze eshte ende e gjalle dhe ndikon shume aspekte te jetes,” tha Furtado.
Megjithese muajt e dimrit mund te duken te pergjumur pa fluksin e turisteve, zona e universiteti garanton per gjate te gjithe vitit aktivitete te nates me nje koleksion te perqendruar klubesh nate dhe baresh. Lagjet e James Bay dhe Fernwood ofrojne nje “atmosfere ekstravagante” dhe jane afer qendres se qytetit. Ata te cilet preferojne me shume intimitet dhe pamje te oqeanit duhet te marrin ne kosiderate te jetojne ne Uplands, ku vendet per ekskursione dhe çiklizëm ofrojne pejsazhe bregdetare.
* Fonte articolo originale: http://www.bbc.com/travel/feature/20141009-living-in-the-worlds-friendliest-cities/1 , by Lindsey Galloway
P.s. Ne kete list nuk rezolton ndonjeri prej qyteteve te nje vendi te vogel, ne zemer te Europes, te quajtur Shqiperi. Ende pak turiste e njohin, se perndryshe me siguri do ta kishin vleresuar mikpritjen dhe ngrohtesine e popullit tim. Por mendoj se eshte thjeshte çeshtje kohe, Shqiperia ke me te vertete shume per t’i ofruar vizitoreve nga e gjithe bota.